Rekordi i Lautaros në Champions League, askush si sulmuesi argjentinas në vitin 2025

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 13:21 | Futboll

Rekordi i Lautaros në Champions League, askush si sulmuesi argjentinas

Lautaro Martínez është lojtari me më shumë gola në Ligën e Kampionëve në vitin 2025.

11 gola në 10 ndeshje për argjentinasin e Interit, si asnjë futbollist tjetër në këtë vit kalendarik.

Këtë sezon, Lautaro ka shënuar tre gola në dy ndeshje (një dopietë kundër Slavia Pragës dhe një gol kundër Union SG, ndërsa ishte në stol kundër Ajax), shkruan A2.

Sezonin e kaluar, duke filluar me ndeshjen kundër Sparta Pragës në janar 2025: një gol kundër ekipit çek, tre kundër Monaco, një kundër Feyenoord, dy (në dy ndeshje) kundër Bayern Munich dhe një (në dy ndeshje) kundër Barcelonës.

Lautaro Martinez ishte në stol kundër Feyenoord dhe nuk shënoi në finalen kundër PSG. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos