Pas dy vitesh i përjashtuar nga Futbolli, Pol Pogba ka shpërthyer në lot pasi firmosi kontratën e tij të re me Monacon, duke u rikthyer zyrtarisht në skenën e madhe të futbollit.
Mesfushori francez nuk i ka fshehur dot emocionet e këtij kapitulli të ri në jetën e tij pas një periudhe të vështirë në karrierën e tij, shkruan A2 CNN.
Pol Pogba u pezullua për shkak se kishte përdorur një substance të ndaluar dhe qeveria e futbollit vendosi që francezi të përjashtohet nga fusha për afro dy vite. Megjithatë duket se lojtari tani e ka lënë pas këtë duke gjetur një mundësi të re për të rilindur, këtë herë në Ligue 1.
Pogba ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2027. 32 vjecari i mungonte fushës së blertë që prej 3 shtatorit 2023 kur zhvilloi dhe ndeshjen e fundit zyrtare. (A2 Televizion)