Sadiku, dy gola për një pikë në Indinë e largët

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 17:49 | Futboll
Sadiku, dy gola për një pikë në Indinë e largët

Armando Sadiku ka arritur të realizojë dy gola në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij të Mohun Bagan në Indi, por pa mundur t’i japë fitoren, pasi ndeshje u mbyll në barazim 2-2.

Sulmuesi nga Elbasani, i cili ka provuar të luajë në disa kampionate, madje edhe në Bolivinë e largët, tashmë që është në moshën 33 vjeçare po e vazhdon karrierën e tij në elitën e futbollit indian, ku është një nga futbollistët më të rëndësishëm të kampionatit.

Ai është ftuar në ndeshjen eliminatore ndaj Polonisë me kombëtaren shqiptare, por duket se nuk e ka bindur trajnerin Sylvinho, por të qenë sërish pjesë e kuqezinjve.

 

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos