Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

Nga A2 CNN
13 Janar 2026, 13:36 | Aktualitet

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet

Dy barinj kanë mbetur në zonë me prezencë uji prej disa orësh Hasturkas të Fierit. Në një prononcim për mediat kreu i AMC, Haki Çako, i cili është i pranishëm në Hasturkas, informoi se do të nisë së shpejti aksioni i kërkim- shpëtimit të tyre, raporton A2 CNN.

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet

Çako pohoi se do të ngrihet një dron termik, për të lokalizuar dy barinjtë. Nëse nuk do të ketë asnjë gjurmë prej tyre do të përdoren alternativa të tjera, si helikopter dhe forcat e ushtrisë.

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet

“Jemi në veprim për të identifikuar dhe saktësuar seku janë dy barinjtë të cilët shërbejnë për ruajtjen e bagëtive të lira në zonën e Kularit, në derdhje të lumit. Kanë pasur kontakt deri pak çaste më parë me familjarët dhe për shkak të mbarimit të baterive apo problemeve me telefon nuk kanë mundësi kontakt. Po instalojmë një dron për të saktësuar vendndodhjen e tyre. Do të vendosim në funksion të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’i siguruar jetën. Nuk ka informacion prej disa orësh”, tha Çako, përcjell A2 CNN.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos