I shtruar në spitalin e Durrësit, arratiset i burgosuri i rrezikshëm

Nga Elitjona Doko
13 Janar 2026, 13:29 | Kronikë

I shtruar në spitalin e Durrësit, arratiset i burgosuri i

Një i burgosur, i shtruar në infektivin e spitalit te Durrësit për probleme shëndetësore, është arratisur, raporton A2 CNN. I arratisuri është Altin Ndoci, i vënë në pranga me urdhër të SPAK.

Ndoci është arrestuar si pjesë e operacionit “Plumbi i Artë” dhe konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona.

A2 CNN mëson se Ndoci ka gënjyer policin qe po e ruante, duke i thënë se donte të shkonte në tualet dhe ka arritur t’ia mbathë. Kur e ka parë që po largohej, efektivi ka qëlluar në ajër po pa arritur ta ndalojë.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos