Dyrrah City Football Academy është gati! Në një tetë akademitë e Manchester City në botë ka nisur zyrtarisht sezonin në Durrës me stërvitjen e fëmijëve nga trajnerët e gjigandëve anglez.
Të vegjlit zhvilluan seancën e parë stërvitore nën vëzhgimin e trajnerëve nga Manchester teksa emocionet që ata ndjenin ishin të papërshkrueshme.
Për gjigandët e Manchester City, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për fëmijët që një ditë duan të jenë pjesë e kampionëve anglez.
Drejtori ekzekutiv i Dyrrah City Fottball Academy , Gjergj Ndoci tregon se ka shumë fëmijë të talentuar që premtojnë për të ardhmen, raporton A2.
Stërvitja do të zhvillohet çdo ditë nga trajnerët e Manchester City në sektorin Rinia në Durrës ndërsa gjigandët anglezë për disa fëmijë të talentuar kanë dhuruar dhe bursa për të gjithë sezonin. (A2 Televizion)