Një shqiptar mes kandidatëve për Topin e Artë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2024, 21:17 | Futboll

Një shqiptar mes kandidatëve për Topin e Artë

Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të Topit të Artë. Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar, siç shkruan A2.

Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet më 28 tetor, në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit. 

Një shqiptar mes kandidatëve për Topin e Artë

Favoritët për Topin e Artë janë Vinicius Jr., Bellingham dhe Rodri.

Nomimi i Granit Xhakës është një dëshmi e suksesit të tij dhe ndikimit që ka pasur në fushë gjatë sezonit të fundit.

Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusen pa pësuar asnjë humbje, po ashtu fitoi edhe Kupën e Superkupën e Gjermanisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos