Manchester City në krizë, fitojnë United dhe Liverpool, Armando Brojën e ndal shtylla

Nga Erald Kodhelaj
7 Dhjetor 2023, 11:53 | Futboll

Manchester City në krizë, fitojnë United dhe Liverpool, Armando

Manchester City është futur në një krizë rezultatesh, teksa regjistroi ndeshjen e katërt radhazi në Premier League pa fitore. Qytetarët u mposhten minimalisht nga Aston Villa dhe tani e shohin veten 6 pikë larg Arsenalit kryesues.

Golin e vetëm të sfides e shënoi Beili në minutën e 74-t dhe kaq mjaftoi që Aston Villa të regjistronte një sukses të rëndësishëm, pasi aktualisht është në vendin e tretë dhe parakalon Manchester City me 3 pikë më shumë.

Manchester United mposhti me rezultatin 2-1 Chelsea në një ndeshje sa të bukur dhe të mbushur me emocione. McTominay ishte heroi i “Djajve të kuq”, që me dy golat e tij i dha suksesin ekipit nga Manchester, ndërsa londinezet vunë përkohësisht baraspeshën me Palmer.

Minuta kishte dhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja. Talenti kuqezi hyri në fushë  në të 77-tën, teksa në minutën e 90-të, vetëm shtylla i mohoi golin sulmuesit shqiptar.

Liverpool bëri detyrën teksa fitoi 2-0 ndaj Sheffield United. “The Reds” mbeten rivali kryesor i Arsenalit kryesues. Van Dijk në pjesën e parë dhe Szoboslai në të dytën ishin dy heronjtë e takimit që me golat e tyre i dhuruan fitoren e dytë radhazi ekipit të Jyrgen Klopp. Pas javës së 15, Liverpool mbetet në vendin e dytë me 34 pikë, 2 më pak se Arsenali kryesues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos