Atalanta ka eliminuar me lehtësi nga Kupa e Italisë Sassuolon e Bajramit, të cilën e ka mposhtur me rezultatin 3-1. Njeriu i kësaj sfide ishte belgu, De Ketelaere, i cili realizoi dy gola, ndërsa asistoi tek i treti.
Në çerekfinale Atalanta do të përballet me Milanin, që fitoi mbrëmë në shifrat 4-1 ndaj Cagliarit.
Që nga minuta e parë në këtë ndeshje zbritën edhe Gjimshiti për Atalantën dhe Bajrami për Sassuolon. Mbrojtësi kuqezi zhvilloi një ndeshje pa shumë shqetësime, ndërsa Bajrami, po ashtu si i gjithë ekipi i tij, ishte i “fikur”, ndoshta me mendjen te kampionati, ku edhe aty janë duke kaluar një periudhë mjaft të vështirë. (A2 Televizion)