Klopp humbet unazën e martesës në fushë pas festës së pakontrolluar

Nga A2 CNN
3 Janar 2024, 19:02 | Futboll

Klopp humbet unazën e martesës në fushë pas festës

Nëse “martesa” me Liverpool është e konsoliduar, Jurgen Klopp rrezikoi martesën me bashkëshorten e tij. Pas triumfit 4-2 ndaj Newcastle, që i mbajti në krye të renditjes në Premier League, trajneri festoi si gjithmonë në mënyrë të pakontrolluar.

Gjatë duartrokitjeve për tifozët në tribuna, Klopp humbi edhe unazën e martesës në fushë. Ai nisi ta kërkonte në terrenin e “Anfield” dhe pas disa momenteve paniku, fatmirësisht e gjeti për ta rivendosur në gisht. Skena e veçantë u dokumentua nga kamerat në fushë dhe në tribuna, me Klopp që në fund dhuroi edhe një puthje nga televizori.

A2 CNN Livestream

Latest Videos