Viti 2024 ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për sulmuesin shqiptar Myrto Uzuni në Spanjë. Ai realizoi golin e parë për skuadrën e tij të Granada-s në sfidën ndaj Cadiz-it.
Uzuni ndoqi deri në fund aksionin e nisur nga një goditje dënimi për skuadrën e tij dhe e dërgoi topin në rrjetë. Fillimisht, anësori akordoi pozicion jashtë loje, por VAR verifikoi gjithçka dhe i dha të drejtë Uzunit për të festuar.
Ky ishte goli i gjashtë për sulmuesin shqiptar këtë sezon në mes më të mirëve të futbollit spanjoll. (A2 Televizion)