Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

Nga A2 CNN
12 Gusht 2025, 19:58 | Futboll

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve pas një humbjeje të thellë 5-1 ndaj Qarabagut në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë eleminator.

Ndeshja nisi mirë për kampionët e Maqedonisë së Veriut, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Fabrice Tambas, pas asistimit nga Besart Ibraimi. Por gëzimi zgjati pak, pasi vetëm gjashtë minuta më vonë, Qarabag barazoi me një autogol të Klinsman Cakës. Brenda pak minutash, vendasit shënuan edhe tri herë të tjera, duke përfunduar pjesën e parë me rezultatin 4-1.

Në pjesën e dytë, përkundër disa zëvendësimeve nga trajneri Jeton Beqiri, loja e Shkëndijës nuk ndryshoi. Qarabagu shënoi edhe golin e pestë në minutën e 59-të dhe dominoi pjesën e mbetur të ndeshjes pa shumë vështirësi.

Me këtë humbje, Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve, por do të vazhdojë garën në fazën play-off të Ligës së Evropës, ku do të përballet me humbësin e përballjes Ludogorets – Ferencvaros. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos