PSG zyrtarizon vendimin drastik për një nga heronjtë e sezonit fantastik

Nga A2 CNN
12 Gusht 2025, 09:18 | Futboll

PSG zyrtarizon vendimin drastik për një nga heronjtë e sezonit

PSG ka lënë jashtë ekipit portierin Gianluigi Donnarumma.

Portieri italian, një nga protagonistët kryesorë të sezonit fantastik që u kurorëzua me fitoren e Champions League, nuk është grumbulluar për ndeshjen ndaj Tottenham, të vlefshme për Superkupën e Europës.

Klubi francez ka blerë Lucas Chevalier nga Lille dhe ka bërë të qartë se do të jetë ai portieri i së ardhmes, shkruan A2.

Tashmë është e qartë se portieri do të kërkojë një ekip tjetër gjatë kësaj vere. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos