Mesfushori i kombëtares shqiptare, Julian Shehu e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Poloni.
26-vjeçari i dha një pikë me vlerë ekipit të tij Lods në barazimin 1-1 kundër Wisla Plock. Shehu realizoi një gol të bukur qe shtangu portierin kundërshtar.
Futbollisti shqiptar shmangu bukur kundërshtarin, goditi me të majtën dhe dërgoi topin në rrjetë. Ky ishte goli i dytë për këtë sezon i Julian Shehut që edhe këtë herë festoi duke bërë shqiponjën. (A2 Televizion)