Humbi përballë Anthony Joshua, Presidenti Trump komplimenton Jake Paul: U ndeshe me guxim!

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2025, 23:09 | Sporte të tjera

Humbi përballë Anthony Joshua, Presidenti Trump komplimenton Jake

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar ndeshjen e boksit të zhvilluar mes ish-kampionit të botës, Anthony Joshua dhe youtub-erit Jake Paul.

Sipas mediave të huaja, Trump u shpreh i kënaqur nga paraqitja e Jake Paul, pavarësisht se amerikani u mposht nga Anthony Joshua.

“Në aeroplan pata mundësinë të shikoja ndeshjen e Jake Paul dhe ai luajti vërtet mirë, u duk si një shfaqje e GUXIMIT TË MADH kundër një Anthony Joshua shumë të talentuar dhe të fuqishëm.

Event fantastik, urime Jake për qëndrueshmërinë dhe sinqerisht, aftësinë, e treguar kundër një njeriu shumë më të madh!”, shkruajti Trump në rrjetet sociale, përcjell A2 CNN.

Kujtojmë se ylli i YouTube, Jake Paul është një mbështetës i hapur i Presidentit Donald Trump dhe madje bëri fushatë për të gjatë kandidimit në vitin 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos