Barcelona mposhti me rezultatin 5-0 Comon e drejtuar nga Cesc Fabregas, në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Johan Cruyff”.
Katalanasit shënuan 4 gola në pjesën e parë, duke mbyllur gjithçka. Ishte Fermin Lopez ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 21 dhe shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 35, shkruan A2.
Serinë e golave e vijoi Raphinha në minutën e 37 dhe Yamal në minutën e 42.
Në pjesë e dytë Barcelona u mjaftua me golin e shënuar sërish nga Yamal në minutën e 49, që kompletoi "manitën".
Barcelona e mbylli me miqësoret, pasi në datën 16 gusht do të zbresë në fushë për t’u përballur me Mallorca, në javën e parë të kampionatit spanjoll. (A2 Televizion)