Shpresat mbyllin përgatitjet, luajnë nesër miqësoren e parë ndaj Moldavisë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2024, 17:39 | Futboll

Shpresat mbyllin përgatitjet, luajnë nesër miqësoren e

Kombëtarja U-21 do të luajë nesër në stadiumin e Vorës, ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë.

Grumbullimi i lojtarëve ka nisur që të hënën, ndërsa ditën e sotme kuqezinjtë mbyllën përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë. Sa i përket grupit ka pasur sërish një ndryshim, shkruan A2 CNN.

Mesfushori Ermal Meta është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm. Trajneri Alban Bushi ka thërritur Hajrulla Tolën. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë.

Takimi Shqipëri U21 – Moldavi U21 do të luhet nesër, në stadiumin e Vorës, në orën 14:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos