
Indrit Tuci është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës Olimpija e Lubjanës në Slloveni. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë për dy vite, me opsion për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.. Indrit Tuci në të kaluarën e tij, ka luajtur në Kroaci, Republikën Çeke dhe së fundmi në Turqi.
26 vjeçari ka fituar titullin dhe Kupën me Spartën e Pragës, si edhe është aktivizuar në disa ndeshje në kompeticionet europiane. Indrit Tuci nuk do të jetë i vetmi shqiptar në skuadrën sllovene, pasi gjen aty Marvin Çunin, një tjetër futbollist i kombëtares kuqezi. (A2 Televizion)