Tragjedia përfshin qytetin alpin, të zhdukur e të plagosur pas zjarrit në një godinë

Nga Rosalba Bejdo
21 Gusht 2026, 14:54 | Bota

Tragjedia përfshin qytetin alpin, të zhdukur e të plagosur pas

Pesë persona rezultojnë të zhdukur dhe tetë të tjerë janë plagosur pas një zjarri të fuqishëm që shkatërroi plotësisht një godinë me restorant dhe apartamente në qytetin zviceran Thusis.

Sipas policisë lokale, zjarri shpërtheu në katin e dytë, pak pas mesnatës ndërsa shkaku ende nuk dihet dhe po hetohet. Rreth 100 zjarrfikës u angazhuan për shuarjen e flakëve. Për shkak të shembjes së shkallëve, çatia e ndërtesës u hap me ndihmën e një vinçi për të mundësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Nga ndërtesa arritën të largohen 14 persona. Dy prej tyre kanë marrë plagë të rënda, dy janë në gjendje të moderuar dhe katër kanë pësuar dëmtime të lehta.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Chur, Thusis, Ilanz dhe Zurich. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Zona e Graubundenit, është një nga destinacionet e njohura turistike të Zvicrës, si për sportet dimërore, ashtu edhe për aktivitetet në natyrë gjatë verës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos