Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Ishuj Faroe.
Një ndeshje me shumë ndalesa, për shkak të dy dëmtimeve të rënda të lojtarëve të skuadrës mike.
Goditja e parë e tanëve në kuadrat erdhi vetëm pas minutës së 35, me Bajramin që tentoi portën nga jashtë zone, por pa sukses.
Më pas, kuqezinjtë patën dy raste të mira me Uzunin dhe Dakun, por portieri i dytë i ishullorëve reagoi më së miri, duke ruajtur të paprekur rezultatin. (A2 Televizion)