"Shqiponja fluturon" në Championsin aziatik, Asani sërish vendimtar

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 13:28 | Futboll

"Shqiponja fluturon" në Championsin aziatik, Asani sërish

Jasir Asani, pasi kaloi një sezon të vështirë te skuadra koreanojugore, tashmë ka gjetur shkëlqimin, jo vetëm në kampionat, por mbi të gjitha në Championsin e Azisë, aty ku po tregohet tejet vendimtar me golat e tij.

Sulmuesi kuqezi ishte autor i golit të vetëm në fitoren 1-0 të Gëangju ndaj kinezëve të Shanghai Shenhua.

Asani përfitoi nga një top i kthyer në hyrje të zonës pas një goditje dënimi dhe lëshoi një goditje të pakapshme për portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i 7 i shqiptarit në Champions dhe aktualisht qëndron në krye të listës së golashënuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos