Shuhet legjenda e futbollit holandez

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 18:31 | Futboll

Shuhet legjenda e futbollit holandez

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare këtë të hënë Johan Neeskens, një nga emrat më të njohur të futbollit holandez në vitet ’70.

Lajmi është konfirmuar me anë të një deklarate nga Federata e Futbollit të Holandës. Neeskens ka qenë pjesë e Ajax-it me filozofinë e “futbollit total, së bashku me Johan Krujf, shkruan A2.

Johan Neeskens ka qenë pjesë edhe e Barcelonës, ndërsa në fundit e karrierës së tij luajti në SHBA. Me kombëtaren holandeze, ai ka dalë dy herë nënkampion i botës në botërorët 1974 dhe 1978. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos