Soset durimi, United shkarkon trajnerin holandez

Nga A2 CNN
28 Tetor 2024, 13:17 | Futboll

Soset durimi, United shkarkon trajnerin holandez

Tashmë është zyrtare! Eric Ten Hag nuk do të jetë më trajneri i Manchester United . Lajmin e ka dhënë vetë faqja e klubit që me anë të një komunikimi zyrtar bëri të ditur vendimin e marrë.

Pas humbjes 2-1 nga West Ham, drejtuesit e klubit nuk kanë pritur më gjatë dhe kanë mbyllur menjëherë me trajnerin Ten Hag.

Shkak janë bërë rezultatet e dobëta të teknikut holandez këtë sezon ku aktualisht Unitedi është në vendin  e 14-të në Premier League me vetëm 11 pikë pas 9 javësh.

Edhe ne Europa League, rezultatet nuk kanë qënë pozitive, teksa pas tri ndeshjeve të para kanë fituar vetëm tri pikë.

Në vend të Ten Hag, skuadrën do e drejtojë  Ruud van Nistelrooy deri në emërimin e një trajneri të përhershëm.

Eric Ten Haag u emërua te United në prill të vitit  2022 dhe fitoi me djajtë e kuq dy trofe, Kupën Carabao në 2023 dhe FA Cup në 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos