Sot vëmendja tek Astana-Ballkani, “Dardanët” janë optimistë

Nga Dea Kozma
9 Nëntor 2023, 08:18 | Futboll

Sot vëmendja tek Astana-Ballkani, “Dardanët” janë

Sot është dita e Ballkanit që të masë forcat në arenën europiane. Skuadra e vetme shqiptare që luan në Conference League do të përballet me Astanën, në ndeshjen që do të luhet në Kazakistan.

“Dardanët” janë besimplotë se mund të bëjnë surprizën ndaj kundërshtarëve kazakë, edhe pse detyra do të jetë shumë e vështirë. Me grupin e kompletuar, trajneri Ilir Daja kërkon maksimumin nga skuadra.

Aktualisht, llogaritë në grup janë të hapura. Përveç Viktoria Plzen që kryeson me 9 pikë të plota pas 3 ndeshjesh, tri skuadrat e tjera janë në kuotën e barabartë të pikëve. Si Ballkani, Dinamo dhe Astana kanë 3 pikë dhe lufta do të jetë mes tyre për një biletë në fazën e 1/8.

Dueli Astana-Ballkani do të luhet sot, në orën 16:30.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos