Real Madrid fitoi me vështirësi ndaj Valencias dhe rrëmben përkohësisht vendin e parë në La Liga Skuadra e Carlo Ancelottit e dominoi tërësisht takimin, por në minutën e 27 e pa veten në disavantazh pas golit të Duro rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit. Në fraksionin e dytë, madrilenët reaguan shpejt. Mundësinë me të mirë për të barazuar e kishin në minutën e 55-të nga pika e bardhe e penalltisë por Jude Bellingham gaboi dhe Valencia mbeti në avantazh. Edhe Kylian Mbappe realizoi në minutën e 60-të, por festa u ndal pasi VAR anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Gjërat për Realin u përkeqësuan dhe më shumë kur Vinicius Jr u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 79-të. Edhe pas kësaj, Reali nuk u dorëzua. Ishte Luka Modriç që pas asistit të Bellingham, barazoi shifrat në minutën e 85-të.
Ndërsa të gjithë mendonin se çdo gjë kishte përfunduar, kishte kohë dhe yllin anglez, Xhud Bellingham që realizoi në minutën e pestë shtesë dhe bëri përmbysjen e çmendur. Pas këtij suksesi, Galaktikët marrin vendin e parë në La Liga, por Atletico Madrid ka një ndeshje më shumë për të luajtur. (A2 Televizion)