Milan ka kaluar pa probleme Sassuolon, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë.
Kuqezinjtë triumfuan 6-1 në një takim që u zgjidh me 4 gola në 20 minutat e para, shkruan A2 CNN.
Për ekipin e Paulo Fonseca shënoi dy herë Chukwueze, ndërsa gjetën rrugën e rrjetës edhe Leao e Reijnders.
Në pjesën e dytë, emrin në listën e golashënuesve e vendosën edhe Calabria e Abraham.
Goli i nderit për Sasuolon erdhi nga Mulattieri. (A2 Televizion)