Stërvitja e fundit e Kombëtares para Çekisë, ekipi i plotë dhe pa dëmtime

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2024, 23:30 | Futboll

Stërvitja e fundit e Kombëtares para Çekisë, ekipi i

Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjen ndaj Çekisë.

Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë. Skuadra me në krye trajnerin Sylvinho mbyllën mbrëmjen e së premtes përgatitjet në stadiumin “Arena Kombëtare” ku grupi ishte i plotë dhe pa asnjë mungesë, shkruan A2 CNN.

Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe ekipi në fushë provoi disa situata të ndryshme loje dhe vendosje taktike. Në një stadium të mbushur me tifozë, kuqezinjtë do të tentojnë të marrin fitoren për të arritur objektivin, vendin e parë në grup.

Ndeshja Shqipëri-Çeki, e vlefshme për grupin B1 të UEFA Nations League, do të luhet të shtunën, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos