Mbrojtësi Arlind Ajeti, në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Republikën Çeke, deklaroi se Kombëtarja "i ka të gjitha cilësitë që të arrijë kualifikimin në një Botëror".
"Besoj i kemi të gjitha cilësitë e duhura të arrijmë kualifikimin në Botëror, është rrugë e gjatë, besoj nëse mundohemi të japim maksimumin dhe të japim shpirtin për Kombëtaren do ta arrijmë dhe atë", deklaroi futbollisti që luan në Turqi, shkruan A2 CNN.
Sipas tij, gjithçka është e mundur në grupin ku bën pjesë Shqipëria: "Janë të gjitha të mundura në futboll, unë besoj te ekipi, te cilësitë e çdo lojtari dhe normalisht synojmë vendin e parë. Nëse fitojmë dy ndeshjet, e marrim vendin e parë. Besojmë se mund t’ia dalim edhe pse është ndeshje tjetër. Çdo ndeshje fillon nga 0-0. Ne kemi kualitete dhe cilësi për të marrë rezultat pozitiv”.
(A2 Televizion)