Kombëtarja shqiptare përballë Republikës Ceke vetëm për 3 pikë. Kuqezinjtë luajnë mbrëmjen e të shtunës fatin e sezonit pasi në rast të një fitorja shanset do të ishin reale për vendin e parë ne grup. Një analizë më të gjerë ka bërë Sokol Kushta i cili në një intervistë në Skype tregoi se kuqezinjtë nuk duhet të luajnë me presion. Sipas tij, ekipi i Silvinjos i ka të gjitha cilësitë për të mundur rivalin cek.
Kushta vlerësoi të gjithë lojtarët e kombëtares dhe theksoi se pavarësisht mungesave, kushdo të luajë do të jap maskimumin.
I pyetur nëse ekipi kuqezi ka sot një lojtar që i ngjason me stilin e tij të lojës, Kushta u përgjigj
Aktualisht kuqezinjtë janë në vendin e tretë me 6 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të dytë ndërsa kreun e mban Republika Çeke me 7 pikë. (A2 Televizion)