Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026.
Trajneri Sylvinho për këtë ndeshje ka bërë dy ndryshime të detyruara në mbrojtje, duke aktivizuar Ismajlin e Kumbullën për Gjimshitin e Ajetin që mungojnë për ndeshjen e sotme, shkruan A2.
I vetmi ndryshim taktik është në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke hedhur në fushë Balliun në vend të Hysajt.
(A2 Televizion)