Duket se ishte pranë një marrëveshjeje, por në fund nuk do të ketë dritë jeshile: Claudio Ranieri nuk do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë.
Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, trajneri romak ka marrë këtë vendim pas një reflektimi të gjatë. Nuk ka pasur pengesa nga Roma, përkundrazi, pronarët Friedkin i kanë dhënë lejen e plotë Ranierit për të mbajtur dy pozicione: trajner i kombëtares dhe këshilltar i Romës.
Ranieri ka vendosur të refuzojë ofertën e presidentit Gravina për të respektuar angazhimet e tij dhe për të punuar së bashku me Gasperinin dhe Romën. Edhe pse ishte një nder i madh për çdo trajner të drejtonte Italinë, Ranieri ka preferuar të vazhdojë me projektin aktual.
Kështu, kërkimi për pasuesin e Luciano Spallettit rifillon: kandidati më i fortë tani duket të jetë Stefano Pioli. Ish-trajneri i Milanit aktualisht drejton klubin Al Nassr në Arabinë Saudite, por eksperienca e tij atje duket se ka marrë fund.
Para ndryshimeve në skuadrën italiane, Pioli ishte një nga favoritët për pankinën e Fiorentinës, por situata mund të ndryshojë sërish. (A2 Televizion)