Tension në tribuna në ndeshjen Partizani-Elbasani

Nga Dea Kozma
21 Tetor 2024, 11:08 | Futboll

Tension në tribuna në ndeshjen Partizani-Elbasani

Këtë fundjavë u mbyll dhe faza e parë e Kategorisë Superiore. Të dielën spikati sfida Elbasani-Partizani. Dy ekipet ndanë pikët me njëra-tjetrën, në një ndeshje të luftuar nga të dyja skuadrat dhe që u mbyll mes shumë polemikash.

Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Agim Zekën. Megjithatë, festa e kuqe nuk zgjati shumë, pasi Gomes rihapi llogaritë me golin e tij. Në fund vendasve iu anulua goli i avantazhit, ndërsa patën pretendime për një 11-metërsh, por për gjyqtarin Lata çdo gjë ishte e rregullt, shkruan A2 CNN.

Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu fitoi minimalisht me Bylisin në Ballsh, falë golit të Rashicës. Pas javës së 9, renditjen e kryeson Partizani me 16 pikë, 1 më shumë se Egantia e vendit të dytë dhe Dinamo e vendit të tretë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos