Tifozët e “Crvena Zvezda” përkujtojnë terroristin serb që u vra në Banjskë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2024, 09:43 | Futboll

Tifozët e “Crvena Zvezda” përkujtojnë terroristin

Në një vjetorin e sulmit në Banjskë, që la të vdekur efektivin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, tifozët e ekipit  të Crvena Zvezda kanë përkujtuar terroristin Stefan Nedeljkoviç, i cili u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit në tentativë për t'i shpëtuar arrestimit.

Një poster gjigand i krahut të djathtë të Milan Radojçiç është shfaqur nga tifozët e ekipit kryeqytetas në derbin e Beogradit, ku triumfuan me rezultatin 0-4 në fushën e Partizanit.

Fansat e bardhekuqve bënë një koreografi të madhe në tribunën veriore ku u shfaq edhe flamuri serb, shkruan A2.

Stefan Nedeljkoviç u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë e Kosovës, pasi dështoi plani i grupit terrorist prej 30 personash për të nxitur luftë në Veri, raporton A2.

Stefan Nedeljkoviç ishte anëtar i “Severna Brigada”, grupim i serbëve të veriut të Kosovës i shpallur si grup terrorist me vendim të qeverisë, dhe që udhëhiqej nga Radojiçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos