Pas 16 vitesh bllokimi për shkak të mungesës së financimeve, më 11 janar 2024 rifilluan zyrtarisht punimet në Nou Mestalla, stadiumi i ri që pritet të bëhet shtëpia e re e Valencia CF. Projekti i nisur që në vitin 2007 kishte mbetur në harresë për më shumë se një dekadë, por tashmë klubi synon përfundimin e tij brenda verës së vitit 2027.
Aktualisht, Valencia vazhdon të zhvillojë ndeshjet si pritëse në stadiumin e vjetër Mestalla, ndërkohë që në kantierin e Nou Mestalla janë në zhvillim punimet për ndërtimin e strukturës metalike dhe mbulesës. Klubi ka njoftuar se faza aktuale po ecën më shpejt se parashikimet, me disa javë përpara afateve fillestare. Kompania ndërtuese FCC ka filluar realizimin e arkitekturës së brendshme, një proces që duhej të niste në maj, por që po zhvillohet që në qershor, shkruan A2 CNN.
Rindërtimi i stadiumit ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja si Sportbible, që thekson se stadiumi “nuk është më i braktisur” dhe se "punimet më në fund janë rifilluar". Arkitekti Mark Fenëick e konsideron rifillimin e punës si “një pikë kthese historike për klubin dhe qytetin”. (A2 Televizion)