Tirana ndahet sërish nga Shkëmbi

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 20:31 | Futboll

Tirana ndahet sërish nga Shkëmbi

Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

“Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, shkruhet në një njoftim të shkurtër të klubit në rrjete sociale, raporton A2 CNN.

Shkëmbi nisi sezonin e kaluar në krye të bardhebluve, por u shkarkua pas disa rezultateve zhgënjyese. Korçari u rikthye sërish në drejtim të skuadrës pas largimit të pasuesit të tij, Gugash Magani. Tirana arriti të sigurojë mbijetesën në Kategorinë Superiore, pasi mundi Pogradecin 1-0 në playout. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos