Botafogo bën surprizën e madhe të Kupës së Botës për Klube, mposht PSG

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 07:28 | Futboll

Botafogo bën surprizën e madhe të Kupës së Botës

Ka ardhur surpriza e parë e madhe në Kupën e Botës për Klube. PSG është mposhtur 1-0 nga brazilianët e Botafogo, në ndeshjen e dytë të grupit B.

Trajneri i ekipit francez, Luis Enrique, bëri disa ndryshime nga ndeshja e parë ku shkatërroi Atletico Madrid 4-0, duke bërë që Botafogo të përfitonte nga rotacioni dhe të merrte 3 pikët falë golit të Igor Jesus, në minutën e 35.

Me këtë fitore, Botafogo merr kryesimin e grupit me 6 pikë, ndërsa PSG ndjek me 3 pikë, po aq sa edhe Atletico Madrid, që fitoi 3-1 ndaj Seattle Sounders.

Tani, çdo skenar është i hapur para ndeshjeve të fundit në grup, madje nuk përjashtohet as mbërritja e tre klubeve (Botafogo, PSG dhe Atletico Madrid) me pikë të barabarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos