Aldi Gjumsi është goditja e parë e Tiranës në këtë merkato vere.
Nëpëmjet një njoftimi në rrjetet sociale, klubi bardheblu bën me dije se ka rikthyer sulmuesin që ishte larguar në vitin 2021 për t’u aktivizuar me Teutën e më pas me Lirinë e Prizrenit.
22-vjeçari Gjumsi do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi për të nisur aventurën e dytë si lojtar i Tiranës. (A2 Televizion)