Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Oriku. Ndërhyn policia, shoqërohet ish-futbollisti i Partizanit

Nga Çaku Tafa
12 Prill 2026, 17:22 | Futboll

Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Oriku. Ndërhyn policia,

Situata është përshkallëzuar këtë pasdite në stadiumin e qytetit të Ballshit, gjatë ndeshjes mes Bylisit dhe Orikut, ku janë regjistruar përplasje fizike mes lojtarëve dhe tifozëve.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, tensionet kanë nisur në fushln e lojës duke degraduar në konfrontime të drejtpërdrejta në fushë dhe në shkallët e stadiumit, shkruan A2.

Situata ka dalë përkohësisht jashtë kontrollit, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të Policisë për të rivendosur rendin.

Gjatë incidentit, është shoqëruar në ambientet e Policisë futbollisti Bruno Telushi, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të përfshirjes së tij në përplasje.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar lidhur me incidentin dhe masat që do të merren ndaj personave të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos