Tirana përmbys Partizanin në derbi, fitore jetike për mbijetesën

Nga A2 CNN
25 Prill 2026, 21:18 | Futboll

Tirana përmbys Partizanin në derbi, fitore jetike për

Tirana ka triumfuar me përmbysje 2-1 në derbin e mbrëmjes përballë Partizanit, raporton A2CNN, në një sfidë plot emocione që u vendos në minutat e fundit.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Partizant, që kaloi në epërsi në minutën e 22-të me golin e Hjumës.

Në pjesën e dytë reagimi i Tiranës ishte i menjëhershëm. Bardheblutë barazuan me Kreshiç dhe më pas përmbysën gjithçka me golin e Alvarez në minutën e 84-ët, duke shpërthyer festën në shkallët e stadiumit "Air Albania".

Kjo fitore konsiderohet vendimtare për Tiranën në luftën për mbijetesë, duke i dhënë skuadrës një shtysë të madhe morale dhe matematikore në javët e fundit të kampionatit.

Me këtë sukses, “bardheblutë” ngjiten në kuotën e 35 pikëve, tre më shumë se Bylysi dhe Vora, si dhe gjashtë pikë larg KS Flamurtari Vlorë që mban vendin e fundit.

Ndërkohë, Partizani mbetet në vendin e pestë me 45 pikë, po aq sa Dinamo, duke komplikuar objektivat për zonën europiane.

Tirana përmbys Partizanin në derbi, fitore jetike për (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos