
Rumania ka emëruar trajnerin e ri pasi Mircea Luçesku, i cili ishte në stol deri për playoff-in e Botërorit, ndërroi jetë më 7 prill.
Pasardhësi i tij është legjenda e futbollit rumun, Gheorghe Hagi, i cili ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare, shkruan A2.
“Pas disa përpjekjeve të mëparshme që Gheorghe Hagi të drejtonte ekipin kombëtar, sot jemi të lumtur të konfirmojmë emërimin e tij. Jemi shumë të sigurt në këtë udhëtim që po nisim së bashku", lexohet në njoftimin e Federatës Rumune të Futbollit.
Gheorghe Hagi, i cili ka luajtur për 2 sezone te Barcelona (1994-1996), ka zhvilluar 125 ndeshje me Rumaninë, duke shënuar 35 gola. (A2 Televizion)