Titulli i dytë radhazi, Anglia U-21 mund Gjermaninë dhe shpallet kampione e Europës

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 11:44 | Futboll

Titulli i dytë radhazi, Anglia U-21 mund Gjermaninë dhe shpallet

Kombëtarja angleze e 21-vjecarëve mbetet kampione në futbollin evropian. Në finalen dramatike dhe të mbushur me emocione, skuadra angleze mposhti 3-2 Gjermaninë dhe bëri për vete trofeun europian.

Kombëtarja e tre luanëve realizoi shpejt dy gola që në 25 minutat e para të ndeshjes, megjithatë gjermanët gjetën forcë të reagonin. Weiper dhe Nebel rikthyen shpresat e pancerave dhe dueli u vendos në shtesë. Aty Roue ishte vendimtar me golin e tij në minutën e 92 që shpertheu festeën angleze.

Kombëtarja Gjermane kishte shanset e saj me dy traversa por vetëm kaq nuk mjaftoi. Pas këtij suksesi, Anglia ka siguruar titullin e katërt evropian në historinë e saj për moshat U21 dhe titulli i dytë radhazi pas suksesit ndaj Spanjës dy vite më parë, shkruan A2 CNN.

Në anën tjetër kombëtarja angleze, kalon dhe Gjermaninë që ka tre tituj europian. Anglia renditet e treta në Europë për nga numri i trofeve të fituar, pas Spanjës dhe Italisë që kanë nga 5 trofe euroopian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos