Tottenham, 45 milionë euro për yllin e Kosovës

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2026, 12:13 | Futboll

Tottenham, 45 milionë euro për yllin e Kosovës

Performanca e shkëlqyer e Leon Avdullahut te Hoffenheim-i ka bërë që kosovari të jetë në radarin e gjigantëve anglez dhe italian.

Tottenham Hotspuri dhe Milani janë duke e vëzhguar mesfushorin e Kosovës. 

Sipas raportimeve, vëzhguesit e këtyre ekipeve janë pothuajse në çdo ndeshje të gjermanëve, duke e parë nga afër mesfushorin kosovar. E Hoffenheim-i nuk e ka ndër mend ta lëshoj nga duart Leonin, ku e ka refuzuar ofertën fillestare të Milan-it.

E në rast se gjermanët ndryshojnë mendje, ata do të kërkojnë midis 35 dhe 45 milionë euro për lirimin e Avdullahut. 21-vjeçari iu bashkua Hoffenheimit nga Baseli verën e kaluar për 8 milionë euro.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos