Trajneri i ri i Kombëtares, Maran: Dua një skuadër agresive në fushë, e njoh ekipin

Nga Dea Kozma
27 Maj 2026, 16:16 | Futboll

Trajneri i ri i Kombëtares, Maran: Dua një skuadër agresive

Një skuadër që do të tregojë se është më i fortë se kundërshtari. Trajneri Rolando ka dhënë një intervistë për Federatën Shqiptare të futbollit ku foli për emocionet  e para si  kuqezi. Ai tregon vizionin e tij për të ardhmen me ekipin kombëtar dhe çfarë do të bëjë ndryshe nga paraardhësit e tij

“Secili prej nesh sjell idetë, veçoritë dhe gjërat në të cilat beson më shumë. Sigurisht që e kam të qartë atë që dua të bëj dhe atë që dua të sjell nga vetja, përtej asaj që ndoshta trajneri i mëparshëm ka sjellë. Sigurisht që gjërat e mira që janë bërë përbëjnë një tullë që tashmë është themeli i një shtëpie dhe unë do të provoj të sjell tullat e mia për të ndërtuar atë që do të jetë shtëpia ime. Duhet të jemi një skuadër që hyn në fushë sepse dëshiron të tregojë se është më e fortë se kundërshtari. Duhet të kemi në mendje dëshirën dhe zemrën për të hyrë në fushë për të fituar ndeshjen , duke djersitur, mund të dalim gjithmonë nga fusha me kokën lart. Kjo nuk duhet të mungojë kurrë”.

Tekniku italian rrëfen se si lindi mundësia për të drejtuar Shqipërinë ndërsa zbulon dhe bisedat me ish-trajnerin Xhani De Biazi.

“E kam ndjekur kombëtaren shqiptar që  nga rezultatet e mëdha të arritura nga Xhani De Biazi, me të cilin kanë punuar edhe ish-pjesëtarë të stafit tim, ndaj e kam vlerësuar akoma më shumë futbollin shqiptar. Që nga ato vite, rritja ka qenë shumë e mirë dhe e madhe. Edhe fakti që kam pasur mundësinë të përballem me shumë lojtarë shqiptarë në Serie A më ka dhënë një njohje ndryshe dhe më ka bërë edhe më shumë të interesuar për këtë Kombëtare, që është çdo herë e më shumë në rritje”.

Për trajnerin Rolando Maran kjo do të jetë aventura e tij e parë si trajner në një kombëtare pasi në të kaluar ka drejtuar klube si Brescia, Bari, Varese, Catania, Chievo , Cagliari, Genoa dhe Pisa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos