Finalja e Conference League, Crystal Palace dhe Rayo Vallecano “në luftë” për trofeun

Nga Dea Kozma
27 Maj 2026, 11:07 | Futboll

Finalja e Conference League, Crystal Palace dhe Rayo Vallecano “në

Sot në mbrëmje trofeu i vogël i Europës, Conference League do të mbyll sezonin me finalen anglo-spanjolle, Crystal Palace -Rayo Vallecano në Leipzig. Ekipet angleze në Evropë kanë qenë pothuajse të pandalshme këtë sezon duke pasur përfaqësuesin e saj në çdo finale Europe.

Për të dyja skuadrat, kjoc është një finale e parë evropiane me iberikët që kërkojnë të parandalojë një tjetër skuadër angleze të fitojë Ligën e Konferencave UEFA për herë të tretën herë në katër sezone, shkruan A2 CNN. Palace ka bërë tashmë histori duke u bërë debutuesi i parë në një garë të madhe evropiane që arrin në finale që nga viti 2001. Trajneri Oliver Glasner shpreson që skuadra e tij të ketë freski në ekipin e tyre këtu, pasi bëri ndryshime të mëdha pas humbjes 2-1 ndaj Arsenalit në fundjavë.

Megjithatë nëse do të shohim statistikat në Conference League Palace ka humbur vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit duke regjistruar 6 fitore dhe  3 barazime një rekord për çdo skuadër që bën debutimin e saj të madh evropian.

Nga ana tjetër fitorja e Rayo Vallecano  2-1 kundër Alaves, të shtunën në mbrëmje e zgjati serinë e tyre pa humbje në nëntë ndeshje . Kjo rrit dhe më shumë besimin se Rayo mund të bëhet skuadra e parë spanjolle në histori që fiton këtë garë, pasi Real Betis sezonin e kaluar  humbën në finale. Përveçse finalja e parë që luajnë në garë europiane, këto skuadra nuk janë takuar kurrë më parë dhe kjo do të jetë  përballja e tyre e parë. 

Sarr i Palace është lojtari që të gjithë presin shumë dhe nëse arrin të shënojë sot do të bëhet futbollisti i parë që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të Ligës së Konferencës. Spektakli është i garantuar sot në mbrëmje me dy ekipet që premtojnë shumë dhe ëndërrojnë të bëjnë për vete trofeun e parë europian. Dueli nis në orën 21:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos