Messi qetëson tifozët e Argjentinës, asnjë dëmtim serioz, gati për Kupën e Botës

Nga Dea Kozma
27 Maj 2026, 11:11 | Futboll

Messi qetëson tifozët e Argjentinës, asnjë dëmtim

Leo Messi është gati për Botërorin. Pjesëmarrja e yllit argjentinas në Kupën e Botës për të gjashtën herë nuk ka gjasa të jetë në rrezik . Fituesi i 8 here i Topit të Artë do të mungojë për një ndeshje për shkak të një dëmtimi të dielën kundër Philadelphia Union, shkruan A2 CNN. Lajmin e ka dhënë vetë faqja zyrtare e Inter Miami që deklaroi për tifozët se 39-vjeçari ka një lodhje muskulore në kofshën e majtë por asgjë për t’u shqetësuar.

Ky lajm i qetëson tifozët e Albiceleste , të cilët janë të shqetësuar për mungesën e kampionit që mbush 39 vjeç në qershor. testet mjekësore kanë përjashtuar çdo problem serioz dhe "rikthimi i tij në aktivitetin fizik do të varet nga evolucioni i gjendjes së tij klinike dhe funksionale, thuhet mes të tjerash në deklaratën për shtyp të klubit.

Kampioni argjentinas po përgatitet kështu të luajë Kupën e tij të gjashtë të Botës me ekipin kombëtar të Scalonit , i cili do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë në Grupin J të turneut që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos