Qazim Laçi vijon të kalojë një formë të shkëlqyer me Spartën e Pragës në Ceki.
Futbollisti shqiptar dhe pse nuk ishte protagonist me gol këtë javë, u veçua si një ndër futbollistët më të mirë në fitoren 2-1 ndaj Jablonec në kampionatin çek.
Mesfushori kuqezi ka dhuruar dy asist duke ndihmuar skuadrën për të marrë tre pikë të rëndësishme. Kjo është vlerësuar dhe nga ekspertet që e kanë renditur atë në formacionin më të mirë të javës ndërsa i kanë dhënë notën 7.9.
Qazim Laçi shkon në kuotën e pesë asisteve këtë sezon, ndërsa numëron edhe dy gola të shënuar. (A2 Televizion)