Konsumoi tableta që përdoren për Parkinsonin, 12 vjeçarja nga Delvina transportohet me helikopter drejt Tiranës

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 20:08 | Aktualitet

Konsumoi tableta që përdoren për Parkinsonin, 12 vjeçarja

Pasditen e sotme në urgjencën e spitalit të Sarandës u paraqit një vajzë e mitur në gjendje të rëndë.

Mësohet se 12 vjeçarja me inicialet I.H nga Delvina u transportua për në spital nga familjarët e saj, të cilët u thanë mjekëve se e kishin gjetur vajzën në shtëpi në gjendje të rënduar.

Vetë vajza ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që i përdorte një pjesëtar i familjes. Sipas bluzave të bardha dyshohet se 12 vjeçarja ka konsumuar medikamentin Deparkin që përdoret nga persona që vuajnë nga Parkinsoni.

Menjëherë të miturës i janë bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos