Deklarata e Berishës për ndarjen e Kuvendit me dy dhoma, që mundëson tkurrjen e deputetëve, për demokristianin Ndoka është një goditje për pluralizmin dhe të djathtën. Sipas tij kjo vjen nga frika e alternativave të reja dhe duan t’i ngushtojnë. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai solli në vëmendje edhe mosdakordësinë tij në ndryshimet e kodit zgjedhor në 2008, çka i solli kosto të madhe politike.
“Sot PD ka një kauzë të madhe që të bindë qytetarët për vjedhjen e manipulimin e votave dhe papritur e kujtuar del me ofertë tjerë që të ndryshojë kodin zgjedhor dhe të bëjë edhe senatin se e paska amanet nga Godo. Këto histori janë pengesa sidomos për partitë e reja. U frikësuan nga këto që hynë në parlament se ka terren të qytetarëve që çojnë për alternativave të reja dhe ti ngushtojmë. Kjo është godite për pluralizmin së pari dhe goditje për të djathtën. Unë e kam kundërshtuar ën 2008 me grevë urie me pasoja jo të vogla politike për faktin që kam qenë kundër. Në 2009 unë kam kandiduar përballë dy forcave politike, ku bëmë Polin e Lirisë. Megjithëse morëm 33 mijë e ca vota në atë kohë ishin gati 5 mandate dhe nuk u përfaqësuam në parlament. Kjo ishte një kosto shumë e madhe politike”, tha Ndoka
Në A2 CNN, ai e akuzoi PD-në edhe për mungesë transparence me aleatët.
“Problemi kryesor i politikës është mungesa e transparencës, është pika kulmore e mosbesimit në raport me qytetarët dhe partitë e tjera që garojnë. Kur ndryshon rregullat e lojës duhet të jesh transparent së pari me aleatët që PD nuk e ka bërë asnjëherë dhe kjo është gafë e madhe dhe kur përsëritet është faj dhe këtu fillon e keqja e madhe”.
(A2 Televizion)
