Veteranët në fushë, rikthehet ndeshja Flamurtari-Barcelona në Vlorë

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 16:42 | Futboll

Veteranët në fushë, rikthehet ndeshja Flamurtari-Barcelona

Një nga periudhat më të lavdishme të futbollit shqiptar dhe që çdo tifoz sot e kujton me shumë nostalgji është Flamurtari i viteve të arta.

Ekipi vlonjat që në vitin 1987 eliminoi Partizanin e Beogradi në garat e Kupës së UEFA ndërsa në 1/8 u përball me Barcelonën, ku sërish dhuruan një ndeshje spektakolare dhe shumë emocionuese.

Një sfidë që është ngulitur në mendjen e çdo dashamirësi të futbollit dhe veçanërisht tek ata protagonistët që ishin në fushë.

Pas shumë vitesh, ata duan të rikthejnë dhe njëherë këtë supersfidë në stadiumin e Flamurtari.

Emrat e mëdhenj të atyre viteve si Vasil Ruci, Petro Ruci, Rrapo Taho, Sokol Kushta e shumë të tjerë do të zbresin dhe një herë në fushë për të përjetuar sërish sadopak dhe njëherë emocionet e asaj dite,

Çdo gjë është vendosur ndërsa tani pritet të përcaktohen vetëm detajet finale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos