ZYRTARE/ Salah rinovon me Liverpool pas sezonit fantastik në Premier League

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 11:11 | Futboll

ZYRTARE/ Salah rinovon me Liverpool pas sezonit fantastik në Premier League

Mohammed Salah do të qëndrojë te Liverpool. Lajmi po qarkullonte në ditët e fundit dhe sot është konfirmuar zyrtarisht nga klubi anglez.

“Ai do të qëndrojë me ne”, shkruan Liverpool në rrjetet sociale.

Sipas mediave angleze, Salah ka rinovuar për dy sezone të tjera, shkruan A2 CNN.

Nëse kjo kontratë do të respektohet deri në fund, Salah do të mbushë 10 vite si lojtar i "The Reds".

Me Liverpool, Salah ka fituar titullin kampion në Angli si dhe një Champions League, mes shumë trofeve të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos